Skënder MULLIQI
Kohë zgjedhjesh dhe vështirë ti ikim kësaj teme jo shumë të lavdishme.Para çdo pale të zgjedhjeve ekziston një aluzion ndryshimi, por ky deri më tash ka qenë vetëm një mashtrim i radhës.Njeriu pas një thatësire të gjatë , është i etur për një nuansë normaliteti në ërrësirën e qmendurisë , që shtyp realitetin.Njeriu kërkon gjithmonë arsye për të mos u dorëzuar para sfidave.Mos të harrojmë së shumë kush u dorëzua para kohe , apo edhe më kohë, se kalojë një kohë e gjatë më mashtrime më manipulime e rrena të ndryshme , nga ata që morën timonin e pushtetit.Dorëzimi nënkupton forma të ndryshme.Disa i kan ngritur duart lartë në qmendurinë e dëshprimit.Mijëra hoqën dorë nga pritja sterile dhe shkuan diku tjetër për një jetë më të sigurtë!Ata që shkuan deri tash në zgjedhje më shumë dolen për të zgjedhur një faktkeqësi më të vogël,se sa u ndryshua diqka për të mirë.Kështu ndodhi për këto 20 vite në liri.Të shpresojmë se ky realitet të jetë më ndryshe, mos të jetë i valvitur dhe i pa shpresë që gjerat do të shkojnë më mirë .Përjetuam një realitet të quditshem e tragjikomik.Lumturia për çka edhe angazhohet njeriu, ka mbetur diku mbrapa.Përveç gjithë atyre mashtrimeve, gënjeshtrave,obsesioneve dhe “zbardhuesve”, prej dekadash, përvoja na ka mësuar të mos besojmë shumë .Të mos ndodhë pas edhe këtyre zgjedhjeve të na “ thahët gjaku’, të rraskaptemi nga stresët e pandërprera , ditë për ditë, muaj për muaj , nga viti në vit, nga dekada në dekadë, nga brezi në brez, nga jeta në jetë dhe nga jeta në vdekje.Mos të namatisim veten dhe vendin pse kemi lindur në Kosovë?!Vendin e kemi të bukur, por shumë të zymtësuar nga ata që pa mëshirë e ropen çdo të mirë të Kosovës .Koha ka treguar megjithate se ne besojmë në të pamundurën!Ne besuam gjatë në njerëzit të cilët i udhëhoqën partitë , se do të punojnë më në fund ndershmërishtë për shtet dhe qytetarë, duke ju ikur interesave egoiste , në përpjekjen dhe dëshirën për të ndërtuar të ardhmen e të gjithë neve, jo vetëm të tyren.Pushteti i ardhshem ishte dashur të jetë më njerëz korrekt, të ndershem , fisnikë dhe të mirë.Prioritet të jeta jeta e qytëtarëve të zhgenjyer për shumë kohë nga klasa politike. Ata njerëz që rrembejnë kuroren e pushtetit , do të duhej për tu ofruar të tjerëve krahëhapur, të gjitha ato që u takojnë si qytetarë të këtij vendi.Hajanitë e mëdha dhe të vogla , pasurimet në kurriz të taksapaguesve , e kan qitë mjatë gjatë për toke Kosovën e vogel . Të shpresojmë kësaj radhe se realiteti politike në Kosovë do të jetë ndryshe, më produktiv se deri më sot… Edhe mund të imagjinoni këtë apo jo..?