Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi ka përkrahur qytetarët në thirrjen e tyre për bojkot të marketeve ditën e premte, për shkak të çmimeve të larta.
Durmishi në reagimin e tij shkruan se është e drejtë qytetare që konsumatorët të shprehin pakënaqësinë e tyre.
Reagimi i plotë:
Ministria e Ekonomisë dhe Punës, edhe pse nuk është e lidhur me organizimin e iniciativave për bojkotimin e marketeve, mbështetë qytetarët në bojkotin e tyre. Kjo është e drejtë e tyre qytetare dhe qytetarët, respektivisht konsumatorët, kanë të drejtë të vendosin vetë se si dhe ku i shpenzojnë paratë e tyre.
Ne mbështesim qytetarët në bojkotin, mbi të gjitha në tregjet që vitet e fundit kanë rritur jashtëzakonisht çmimet e produkteve pa asnjë logjikë ekonomike. Ne, si Ministri e Ekonomisë dhe Punës, kemi miratuar masa për të mbrojtur standardin e jetesës së qytetarëve duke ngrirë marzhin e produkteve ushqimore bazë në mënyrë që të mos çojë në rritje enorme të çmimeve ku nuk ka bazë për atë dhe në këtë drejtim mirëpresim inicativat e tilla dhe qytetarët me aktivitete të tilla. Vitet e fundit, qeveria e mëparshme toleroi tregtarët, të cilët për fitim shtesë përmes rritjes joreale të çmimeve janë pasuruar në mënyrë plotësuese në kurriz të qytetarëve. Kjo sjellje duhet të ndalet.
Inspektorati Shtetëror i Tregut është në terren, kontrollon çmimet e produkteve dhe nëse ka rritje të paarsyeshme enorme të çmimeve dhe prishje të logjikës së tregut, do të përdorim të gjithë mekanizmat që kemi dhe do të miratojmë vendime dhe masa për të mbrojtur standardin e qytetarëve
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- LSDM: Mickoski kërkon zgjedhje të parakohshme për të shmangur përgjegjësinë për “Alta Bankën”, Bërvenica përdoret si alibi
- AVMU hedh poshtë akuzat e LSDM-së: Nuk kishte censurë, vetëm zbatim të Kodit Zgjedhor
- “Bashkohuni me ne”/ Studentët në protestë edhe sot, futen nëpër auditorët e disa universiteteve dhe u kërkojnë të ndërpresin mësimin
- Bërvenica: Një fitore që flet përmes numrave
- Mohamed Alabar shet penthouse-in luksoz në Beograd në ujë, me sipërfaqe 344 metra katrorë
- Asani i reagon Kostovskit: Buteli nuk është pronë e jotja, qytetarët do të përgjigjen me votë
- Dy gra viktima të shkeljes së urdhrave mbrojtës, arrestohen dy të dyshuar
- Pasi votuan dhe fituan në Bervenicë, diaspora kthehet me krenari!
- Sot mblidhet komisioni hetimor parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt
- “Asnjë parti nuk i ka në pronësi votat”, VLEN reagon pas zgjedhjeve në Bërvenicë