Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi ka përkrahur qytetarët në thirrjen e tyre për bojkot të marketeve ditën e premte, për shkak të çmimeve të larta.
Durmishi në reagimin e tij shkruan se është e drejtë qytetare që konsumatorët të shprehin pakënaqësinë e tyre.
Reagimi i plotë:
Ministria e Ekonomisë dhe Punës, edhe pse nuk është e lidhur me organizimin e iniciativave për bojkotimin e marketeve, mbështetë qytetarët në bojkotin e tyre. Kjo është e drejtë e tyre qytetare dhe qytetarët, respektivisht konsumatorët, kanë të drejtë të vendosin vetë se si dhe ku i shpenzojnë paratë e tyre.
Ne mbështesim qytetarët në bojkotin, mbi të gjitha në tregjet që vitet e fundit kanë rritur jashtëzakonisht çmimet e produkteve pa asnjë logjikë ekonomike. Ne, si Ministri e Ekonomisë dhe Punës, kemi miratuar masa për të mbrojtur standardin e jetesës së qytetarëve duke ngrirë marzhin e produkteve ushqimore bazë në mënyrë që të mos çojë në rritje enorme të çmimeve ku nuk ka bazë për atë dhe në këtë drejtim mirëpresim inicativat e tilla dhe qytetarët me aktivitete të tilla. Vitet e fundit, qeveria e mëparshme toleroi tregtarët, të cilët për fitim shtesë përmes rritjes joreale të çmimeve janë pasuruar në mënyrë plotësuese në kurriz të qytetarëve. Kjo sjellje duhet të ndalet.
Inspektorati Shtetëror i Tregut është në terren, kontrollon çmimet e produkteve dhe nëse ka rritje të paarsyeshme enorme të çmimeve dhe prishje të logjikës së tregut, do të përdorim të gjithë mekanizmat që kemi dhe do të miratojmë vendime dhe masa për të mbrojtur standardin e qytetarëve
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Kandidati që erdhi nga jeta e vështirë për të sjellë ndryshime në Tetovë
- Takimi Rubin-Thaçi në Rambuje: U mundova ta ndihmoj në arritjen e vendimit të duhur
- Avokati i Thaçit: Sot kuptohet se çfarë me të vërtetë ka ndodhur në Kosovë në vitin 1999
- Arrestohet në Gostivar një i arratisur nga burgu, ishte i dënuar për drogë
- Arrestimi i kameramanit, Ymeri: Presidentja e ka shfrytëzuar pozitën për qëllime personale
- Imrane Veliu Aliu kandidate për këshilltare në Çair: Do të jem zëri i qytetarëve në organet vendimmarrëse
- LSDM: Qeveria e Mickoskit është më përgjegjëse për katastrofën ekologjike që po ndodh me zjarre
- Gjyqi për ish-krerët e UÇK në Hagë/ Ish-ndihmës sekretari amerikan, James Rubin nis dëshminë
- BDI: Shkupi helmohet, Izeti fshihet! Nga nënkryetar i Ali Ahmetit, përfundoi në zëdhënës i Mickoskit!
- James Rubin dëshmon sot në Gjykatën Speciale të Hagës si dëshmitar i mbrojtjes