Këtë të shtunë rreth orës 00:10, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kavajës në Tiranë.
Sipas informacioneve, një kabinë elektrike ka marrë flakë. Si pasojë e flakëve, një shtetas ende i paidentifikuar ka humbur jetën.
“Më datë 18.01.2025, rreth orës 00:10, në rrugën e “Kavajës”, është përfshirë nga flakët një kabinë elektrike dhe si pasojë ka ndërruar jetë një shtetas ende i paidentifikuar,i cili dyshohet se ishte futur në kabinë për të fjetur. Punohet për identifikimin e tij”.