Dyshime se sulmi në New Orleans është i lidhur me shpërthimin e ‘Tesla’-s

Detaje të reja kanë përforcuar dyshimet për një lidhje mes dy ngjarjeve që kanë tronditur SHBA-në në ditët e para të vitit të ri.

– Advertisement –
Mediat raportojnë se personi përgjegjës për shpërthimin e mjetit Tesla Cybertruck përpara hotelit ‘Trump International’ shërbeu në të njëjtën bazë ushtarake me terroristin e New Orelansit.

Oficerët e zbatimit të ligjit bastisën një shtëpi që i përkiste një 37-vjeçari nga Colorado të mërkurën mbrëma. I dyshuari ka një përgatitje ushtarake dhe ka shërbyer në të njëjtën bazë si Shamsud Din Jabbar, i cili vrau 15 persona me një makinë me qira në New Orelans në orët e para të Vitit të Ri.

Samsud Din Jabbar, autori i dyshuar sulmit në New Orleans
Burimet nga organet e zbatimit të ligjit kanë zbuluar se makinat e përdorura në të dy sulmet ishin marrë me qira përmes Turo, dhe ato ishin të dyja automjete elektrike, duke shkaktuar shqetësime se ngjarjet janë të lidhura.

Livelsberger, i cili vjen nga Kolorado, dyshohet se ishte shoferi i Cybertruck-ut që shpërtheu në incidentin në Las Vegas.

37-vjeçari që besohet të jetë shoferi i Cybertruck-ut që shpërtheu në Las Vegas
Ndërkohë, detaje të reja mbi të kaluarën e Jabbar-it tregojnë një karrierë të gjatë në forcat e armatosura të SHBA-së. Ai kishte shërbyer nga marsi 2007 deri në janar 2015 si Specialist i Burimeve Njerëzore dhe më pas si Specialist i Teknologjisë së Informacionit, përfshirë një mision në Afganistan. Jabbar kishte vijuar si rezervist në teknologji që nga korriku 2020, duke arritur gradën e rreshterit.

Autoritetet amerikane të sigurisë po thellojnë hetimet për të sqaruar motivet dhe lidhjet mes këtyre dy ngjarjeve tragjike, të cilat kanë tronditur opinionin publik.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo