Këto janë dy të rejat nga familja Asllani që vdiqën tragjikisht kur një veturë me pasagjerë doli nga rruga duke rënë në ujërat e lumit Vardar.
Aksidenti i kobshëm i një nate më parë në Rashçe, preku zemrat e të gjithëve duke e bërë të trishtë këtë fillim viti informon Tetovasot.
Deri tani janë tre persona që kanë vdekur ndërsa njëri akoma nuk është gjetur derisa vijojnë intensivisht kërkimet.
Një fëmijë ka shpëtuar në këtë tragjedi të rëndë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore sipas autoriteteve spitalore.TS