Dorëheqja e Ilire Dautit, Bytyqi: Fajtor është Gashi, Stojanovski: Komisioni të vazhdojë me punë, le ta kryesojë Ilir Demiri!

Në Kuvend vazhdon të diskutohet ende dorëheqja e Ilire Dautit nga pozita e kryetares së Komisionit për Politikë Sociale.

Për VMRO-DPMNE-në, cështja Dauti është e përfunduar dhe me atë komision duhet të udhëheqë zëvendësi Ilir Demiri. Ndërkaq, Fatmir Bytiqi nga LSDM-ja thotë se fajtor për gjithë këtë situatë është shumica parlamentare. Shton se Dauti kryente me zell punën e kryetares, gjersa ishte në atë pozitë.

Dorëheqja e Ilire Dautit nga pozita e kryetares së Komisionit për Politikë Sociale vazhdon të diskutohet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Për VMRO-DPMNE-në, pavarësisht dorëheqjes, komisioni duhet të vazhdojë me punë sepse sipas rregullores me të mund të udhëheqë, zëvendës kryetari Ilir Demiri, që gjithashtu është nga Fronti Europian. Deputeti Bojan Stojanovski për Klan Maqedoni thotë se cështja Dauti tashmë ka përfunduar.

BOJAN STOJANOVSKI – VMRO DPMNE

“Nëse flasim për emrin konkret, mendoj se është tregim i përfunduar sepse ajo tashmë ka dhënë dorëheqje sepse interpelanca u votua. Interpelanca nënkupton dorëheqje morale të personit që I nënshtrohet të njëjtës. Në këtë moment, sipas regullores mund të vazhdojë me punë sepse deputeti, doktor Ilir Demiri është nënkryetarë dhe ka të drejtë të udhëheqë me komisionin. Presim veprimin e Frontit Europian dhe emrin se kë do ta propozojnë për kryetar të ri dhe më pastaj mund edhe të diskutojmë.”

Zëvendës koordinatori I LSDM-së, Fatmir Bytiqi thotë se ajo që ndodhi dje, në Kuvendin e RMV-së është pjesa e dytë e skenarit teatral të përgatitur nga shumica parlamentare. Potencon se Ilire Dauti ka kryer me zell punën gjersa ka qenë në pozitën e kryetares dhe dorëheqja e sajë është për tu marrë shembull si nga deputetët po edhe nga ministrat dhe qeveritarët aktual.

FATMIR BYTIQI – LSDM

“Nëse ajo do kandidon ose Fronti Europian do e kandidon atë për pozitën e njëjtë në të ardhmen do të shofim. Unë mendoj se ajo me zell e ka bë punën e sajë dhe kapricot e dikujtë që nuk është në gjendje të jetë në funksionin e tij, është cështje tjetër.”

Për dorëheqjen e Dautit kanë folur mbrëmë edhe nga Koalicioni VLEN, sipas koalicionit që është pjesë e shumicës parlamentare, Ilire Dauti tregoi dobësitë e sajë me aktin e dorëheqjes. Potencuan se meritat për mos miratimin e ligjit të “Branitellave” shkojnë për Afrim Gashin.

Kujtojmë, pozita “kryetar i komisionit për Politikë Sociale” do t’i takojë përsëri Frontit Europian, dhe pritet që brenda këtyre ditëve koalicioni opozitar të caktojë përsëri se cili do të jetë emri I cili do të propozohet për atë pozicion. Për momentin në atë komision zv.kryetar është Ilir Demiri, po nga Fronti Europian, ndërkaq nga Levica kanë potencuar se në rast se propozohet përsëri Ilire Dauti, do të propozojnë përsëri interpelancë, për shkarkimin e saj. /tvklan.mk