Don Xhoni flet për lidhjen me modelen ruse: Kam kaluar shumë mirë

Reperi i njohur, Don Xhoni, ka komentuar lidhjen e tij të kaluar me modelen ruse, Ariana Lirey, duke theksuar se marrëdhënia e tyre ka qenë shumë e fortë.
Në një intervistë për Prive, këngëtari shprehu se ka kaluar shumë mirë gjatë kohës që ka qëndruar me të dhe e përshkroi atë si një person shumë të ëmbël.

Ai shtoi, “Oh, rusja, Zoti mos ma prek atë. Ajo është shtatzënë, dhe lidhja me të ka qenë shumë e fortë,” tha Don Xhoni.

Ariana, tani e martuar dhe e shtatzënë, po pret të bëhet nënë për herë të parë.