Detaje nga vrasja e 56-vjeçarit/ Autori e priti para banesës, e qëlloi me 6 plumba

56-vjeçari, Bujar Nasufi u ekzekutua mbrëmjen e të dielës brenda në makinën e tij teksa po futej në banesë afër ‘Pallatit me Shigjeta’ në Tiranë.

Viktima, pronar i një mobilierie humbi jetën rrugës teksa po transportohej për në spital.

Sipas informacioneve biznesmeni ka marrë dy plumba në gjoks. Ndërsa policia ka gjetur në vendngjarje 6 gëzhoja.

Dyshohet që të ketë qenë vetëm një autor i cili e ka pritur pranë banesës dhe e ka qëlluar për vdekje. Sipas policisë Bujar Nasufi nuk rezulton të ketë pasur probleme të mëparshme, ndërkohë fqinjët janë shprehur se ka qenë njeri i qetë.

Automjeti i viktimës është dërguar në Policinë shkencore ku do të kryhet ekspertiza.