‘Çmendet’ shqiptari në Greqi, terrorizon ish-bashkëshorten dhe të bijën 10-vjeçare, thyen xhamat e shtëpisë dhe…
Një grua dhe vajza e saj dhjetë vjeçare kanë përjetuar jetuar momente makthi në ditën e Vitit të Ri, kur ish-bashkëshorti i saj me origjinë shqiptare, ka hyrë ilegalisht në Greqi dhe më pas ka tentuar të hyjë në banesën e tyre duke thyer xhamat.
Në momentin që nuk ka arritur të hyjë nga dritarja, ai ka dëmtuar makinat e parkuara.
LEXO EDHE:
Të dënuar me burg për krime të rënda, dalin FOTOT e dy shqiptarëve të arratisur nga qelia greke
Sipas ish-bashkëshortes së tij, 45-vjeçari, në natën e ndërrimit të viteve, ka shkuar në shtëpinë e saj pasi kishte konsumuar një sasi të madhe alkooli dhe ka thyer xhamat, duke tmerruar vajzën e tyre 10-vjeçare.
Kur ajo i ka kërkuar të largohet, i pandehuri ka hyrë në makinën e tij dhe ka përplasur dy makina të parkuara, duke i shkaktuar dëme.
Kur u gjet nga autoritetet policore, 45-vjeçari i bëri rezistencë arrestimit dhe nuk pranoi t’i nënshtrohej testit të alkolit.
Dërsa doli dje para gjykatës, 45-vjeçari shqiptar ka kërkuar falje dhe ka pranuar se kishte konsumuar alkool para se të shkonte në shtëpinë e ish-bashkëshortes. Ai ka pranuar gjithashtu se kishte hyrë ilegalisht në Greqi në këmbë, rreth 20 ditë më parë. Arsyeja që i ka shkaktuar dëm shtëpisë së nënës së fëmijës së tij, sipas tij, ka qenë se ka dashur të festojë ditëlindjen e vajzës së tyre me ta, por ajo nuk e ka lënë.
Gjykata e shpalli fajtor 45-vjeçarin për hyrje të paligjshme në vend, dhunë në familje, dhunë ndaj punonjësve të policisë dhe refuzim për t’iu nënshtruar testit të alkolit, duke e dënuar me 18 muaj burg, 3700 euro gjobë dhe heqjen e lejes së drejtimit për dy muaj.