Çfarë ngjashmërie kanë shpërthimi i Teslës para hotelit të Trumpit dhe sulmi vdekjeprurës në New Orleans?
Automjetet e përdorura në dy incidente të ndara – sulmin vdekjeprurës në New Orleans dhe shpërthimin përpara Hotelit Trump International në Las Vegas – u morën me qira përmes të njëjtit aplikacion, një shërbim “peer-to-peer” të quajtur Turo, bëri të ditur kompania.
Autoritetet po hetojnë disa ngjashmëri midis incidenteve, përfshirë faktin se të dy përfshinin kamionë – një Ford pickup në New Orleans dhe një Tesla Cybertruck në Las Vegas – që u morën me qira nga Turo dhe ndodhën në Ditën e Vitit të Ri.
Të dy përfshinin gjithashtu ushtarakë amerikanë të lindur në SHBA, të cilët kishin shërbyer në Afganistan në të njëjtën periudhë kohore, por nuk duket të kenë ndonjë lidhje të njohur mes tyre.Megjithatë, të enjten, një zyrtar i FBI-së, Christopher Raia, tha se deri tani nuk ka “asnjë lidhje përfundimtare” midis dy ngjarjeve.
Në një email për CBS News, një zëdhënës i Turo tha se kompania është “në mënyrë aktive duke bashkëpunuar me autoritetet ligjzbatuese teksa ata hetojnë të dy incidentet”.
Turo operon njësoj si Airbnb, por me vetura në vend të shtëpive ose apartamenteve. Pronarët e automjetet që nuk i përdorin veturat e tyre mund t’ua japin me qira të tjerëve nëpërmjet aplikacionit, i cili merret me ekzaminimin, faturimin dhe shërbime të tjera. Në disa raste, individët janë bërë “mikpritës profesionistë” duke dhënë me qira flota veturash nëpërmjet Turo, sipas një dosjeje të kompanisë.