Cagliari zbuti “djallin”, tani Ibra e ka me nxitim, Rashford dhe Walker me çdo kusht

Triumfi në Superkupë ishte një iluzion i bukur. Sigurisht, Milan e meritoi atë trofe, por është e qartë që trajneri Conceiçao ka nevojë për përforcime. Cagliari zbuti “djallin” duke i marrë një pikë brenda në “San Siro” pas barazimit 1-1, një ndeshje e cila nxori edhe një herë në pah limitet e kuqezinjve. Në këto kushte, Ibra dhe pjesa tjetër e stafit drejtues duhet të nxitojnë për të gjetur zgjidhje në janar.

Dy janë objektivat e tij kryesor, gjetja e një sulmuesi të ri, ku emri i parë në listë është Marcus Rashford, dhe një mbrojtës, për këtë objektiv prioritet është anësori i Man.City, Kyle Walker. Për të arritur te Rashord, Milan është i detyruar të shes, për këtë arsye kanë nxjerr në shitje Okafor.