Bora dhe pastrimi i rrugëve/ Tetova në vështirësi – Gostivari një hap para!

Këto janë rrugët dytësore të Tetovës

Me akullnaje dhe vështirë të kalueshme shoferët në Tetovë sot janë përballur me kushte të rënda veçanërisht në rrugët dytësore ku thuajse nuk ishin aspak të pastruara

E këto janë rrugët e Gostivarit

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, në një prononcim për mediat ka deklaruar se makineritë kanë punuar edhe në orët e vona të natës dhe të gjitha vendbanimet janë të kalueshme dhe të pastruara

Sa i përket Tetovës nga komuna thonë se makineritë janë në teren ndërsa kanë deklaruar se sot do të pastrohen trotuaret. Mirmbajtja e rrugëve këtë dimër komunës së Tetovës do ti kushtoj 7 Milion denarë.

“Në fokus ështe pastrimi i gjitha rrugëve, por reshjet e vazhdueshme të borës e vështirësojnë qarkullimin. Në Malësi rrugët janë të kalueshme por me vështirësi. Sot, gjithashtu po pastrohen edhe trotuaret, më pastaj do bëhet edhe hudhja e kripës. Luten qytetarët të mos dalin pa nevojë. 3 milion denarë për kripë dhe rërë, 4 milion denarë për mirëmbajtjen e rrugëve! Firma e kontraktuar është EKO-PEU DOOEL” thonë nga Komuna e Tetovës

Probleme të shumta këtë vit ka pasur edhe në autostrada por rruga Tetovë – Kodra e Diellit ka qenë vështirë e kalueshme gjatë gjithë kësaj periudhe.