Blinkenit i ndërpritet fjala gjatë Këshillit Atlantik, një grua e akuzon rëndë për luftën në Gaza!

Sekretarit amerikan i Shtetit, Antony Blinken i është ndërprerë fjala gjatë një fjalimi të mbajtur në Këshillin Atlantik të mbajtur të martën.

Ishte një grua që po merrte pjesë që u ngrit në këmbë duke e akuzuar atë “për gjenocid” ndaj popullit palestinez, dhe duke e quajtur atë “kriminel lufte”.

Derisa po fliste Blinken, ajo e ndërpreu duke filluar të bërtet dhe bërë akuza të rënda në drejtim të tij – ku është detyruar të ndërhyjë sigurimi që ta qetësojë situatën.

“Do të njiheni si Blinkeni i përgjakur, Sekretari i gjenocidit. Keni në duar gjakun e qindra mijëra civilëve të pafajshëm”, tha gruaja.

Në anën tjetër, Blinken e falënderoi për shprehjen e këndvështrimit të saj – duke i kërkuar që ta lejoj të shpreh edhe ai këndvështrimit të tij. /Telegrafi/