Skënder MULLIQI
Politika është profesion fisnik.Disa nuk dëshirojnë të pranojnë një fakt të tillë, se pretendimet e tyre , janë të dyshimta, janë karrieriste dhe përfituese.Në skenen politike të Kosovës,ndeshim shumë syrësh, të cilët janë pa intelegjent në kuptimin e profesionit, por që nuk paraqet pengesë për suksesin e tyre politik.Ekzistojnë mekanizma psikologjikë që qojnë në zgjedhjen e idiotëve të dukshem në postet më të larta.Reputacioni i politikaneve në rajon nuk është i mirë.Por, do të ishte gabim nese mendohet se të gjithë njerëzit e poltikës janë njësoj.Politikan të dobët janë ata që zbatojnë politika të këqija, por është edhe më e tmershme , nese ndryshojnë mendje dhe tërheqin vendimet e tyre-ata janë të dobët dhe nuk janë të aftë të jenë udhëhiqes.Nese nuk janë të aftë për baras pëshim, të garantuar e kan mos suksesin.Nese premtojnë gjera të mëdha , vështirë të realizueshme , atëherë ata gënjejnë. Ata të cilët pretendojnë të jenë të suksesshëm në politikë, janë tolerantë , i durojojnë opinionet negative që marrin.Politika shumë është prekur nga fenomeni i idiotizmit, madje kjo po ndodhë edhe në shtetet e mëdha domekratike në botë.Vështirë gjën ndonjë shtet , që aparati i shtetit nuk ka idiotë politikë .Ky fakt ndikon në mos funksionimin e mirë të shtetit.Jemi dëshmitarë në Kosovë, për lëshim të deklaratave idiote nga politikanet !Kur një sistem mbushet më idiotë të tillë, nuk ke çka pret shumë nga zhvillimet pozitive.Nuk përjashtohet mundësia që një njeri të jetë i aftë, por që është i prirur për idiotizma të llojit të vet.Duket së po funksionon teza , që një përson intelegjent duhet të pretendojë se është budalla për të arritur sukses në politikë! Është e logjikshme , së do të dëshironim një përson apo shumë syrësh, të jenë intelegjent që i njohin qasjet dhe metodat më të mira për të drejtuar vendin, në mënyrën më të mirë të mundshme.Njerëzit që demonstrojnë aftësi të dyshimta , duhet të largohën apo mos të janë pjesë e politikës.Pas kësaj fshihen edhe faktorët ideologjikë, kulturor , social , historikë , finanaciarë e të tjerë, sespe politika i përfshinë të gjitha këto.Një politikan nese dëshiron të jetë i suksesshëm, pos profesionit që e ushtron, duhet ti nënshtrohet edhe trajnimeve të ndryshme, që garanton suksesin në politikëbërje dhe në zhvillim të gjithëmbarshem.Kjo vlenë edhe për të gjitha profesionet tjera.Besimi është i rëndësishem në politikë.Në Kosovë patem dhe kemi njerëz të cilët i dhanë imazh të keq politikës, të cilët bëjnë premtime të mëdha, të cilat nuk i realizojnë kurrë.Një gjë e tillë me të vërtetë i largon njerëzit.Dihet së të menagjosh një vend të madh , apo edhe te vogël më banorë , të cilët kan kërkesa të ndryshme , është punë e vështirë .Por, megjithate nese plotësohen shumica e këtyre kërkesave , është gjithqka në rregull.Politikani i rryer , kurrë nuk delë në plan të parë.Ne plan të parë janë përmbushja e detyrimeve te zotuara ndaj shtetit dhe ndaj qytetarëve.Mu për këtë edhe ekziston politika dhe politikanët, e veqenarishtë demokracia . Është një situatë e ndërlikuar, por duket se është mënyra se si funksionon mendja njerëzore. Sigurisht, ka shumë gjëra të tjera që nuk janë përmendur këtu, por nëse do t’i kisha përmendur të gjitha, do ta kisha bërë të gjithën më të komplikuar, gjë që nuk do t’i pëlqente njerëzve. Ju ndoshta e keni kuptuar këtë deri tani…