BDI: Ministria e Ekonomisë, e paaftë për të menaxhuar krizën ekonomike dhe rritjen e pajustifikueshme të çmimeve të produkteve bazë
Ministria e Ekonomisë, e paaftë për të menaxhuar krizën ekonomike dhe rritjen e pajustifikueshme të çmimeve të produkteve bazë, tani u bën thirrje qytetarëve të zgjidhin vetë problemet që ajo vetë nuk di dhe nuk mund t’i zgjidhë!
Kjo është ironia më e madhe e një pushteti të rrënuar, që tashmë nuk fsheh më dështimin e vet total.
Në vend që të marrë masa për të frenuar inflacionin, për të ndalur rritjen e çmimeve dhe për të mbrojtur standardin jetësor të qytetarëve, ministri i Ekonomisë bën propagandë boshe dhe u kërkon qytetarëve të bëjnë atë që është detyrë e qeverisë.
Kjo qeveri ka humbur çdo legjitimitet dhe çdo lidhje me realitetin.
Prandaj, Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Ministrit të Ekonomisë dhe marrjen e masave urgjente për të ndalur rritjen e padrejtë të çmimeve, në vend që të luajnë teatër me qytetarët!