BDI: Me 1% mbështetje, nuk mund të flasësh në emër të popullit shqiptar

Me 1% mbështetje, nuk mund të mbrosh arritjet historike të Marrëveshjes së Paqes të vitit 2001 për barazi.

Me 1% mbështetje, nuk mund të mbrosh statusin zyrtar të gjuhës shqipe.

Me 1% mbështetje, të detyrojnë të gjesh arsye pozitive edhe për heqjen e balansuesit.

Me 1% mbështetje, ta përdhosin flamurin dhe nuk të lënë as të kërkosh masa ndëshkuese për dhunuesit.

Me 1% mbështetje, gjykatat bëhen instrument i një agjende monoetnike.

Me 1% mbështetje, nuk mund as të përmendësh Bashkimin Evropian.

Me 1% mbështetje, kuadrot dorëhiqen nga institucionet pasi nuk i llogarisin fare.

Me 1% mbështetje, bëhesh vetëm 100% vazal!

BDI mbetet e vetmja forcë politike që mbron arritjet historike dhe aspiratat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut!