Barcelona fiton pjesën e parë të El Clasicos, e deklason Realin

Barcelona është duke fituar 1-4 kundër Real Madridit në finalen e Super Kupës së Spanjës

Mbappe arriti që ta kalonte në epërsi Real Madridin që në minutën e pestë të ndeshjes, por pas kësaj ishin Barcelona që morën ndeshjen në dorë.

Lamine Yamal barazoi rezultatin në minutën e 22-të te ndeshjes derisa Barcelona arriti që të shënojë edhe dy gola më vonë.

Lewandowski shënoi në minutën e 36-të nga penalltia derisa goli i tretë i Barcelonës erdhi nga Raphinha i cili mori një top të mirë në krosim nga Kounde derisa ai shënoi një gol të bukur me kokë në minutën e 39.

E kur u mendua që Barcelona do ta përfundonte pjesën e parë pas një kundërsulmi të shpet gol shënoi edhe Balde në minutën e 10 shtesë të pjesës së parë.