Ruzhdi Matashi
Për proceset politike vendimarëse në Maqedoninë të Veriut gjithmonë është e rëndësishme të respektohen transparenca dhe saktësia kushtetuese, në interpretim të heterogjenitetit nacional ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve.
Është shqetësues fakti që nga qeveria aktuale kemi të emëruar një ekip pune i cili ligjvënësve duhet të Ju propozojë ligj për përfaqësim adekuat si kategori kushtetuese, por opinioni nuk është i njohur kush janë anëtarë të këtij komisioni, cilët janë ingerencat e tyre dhe ku është arritur deri më tani me punën e tyre.
Shqetësimi është tek qëndrimet e politikës maqedonase të cilët nëpërmjet orientimeve anti-marëveshjes së Ohërit, tentojnë të instrumentalizojnë deklarimin etnik në administratën publike, me premisë mjegulluese të kandidatëve me përkatësi etnike shqiptare. Kjo pritet të reflektohet në punësimet proporcionale në administratën publike, sipas kategorisë etnike, që definohet nga balanseri tash më i suspenduar.
Një tendencë e tillë në të ardhmen e afërt mund të prek edhe Badenterin i cili mund të zhvlerësojë procesin votues të të zgjedhurëve shqiptar në aktet e votimit të ligjeve që mbrojnë diskriminimin pozitiv në organet ligjvënëse në shtet, si në kuvend dhe këshilla komunal. Me pak fjalë, deklarimi etnik i të zgjedhurve nga proceset elektorale, me rënimin e balanserit bëhet i parëndësishëm, ku për pasojë badenteri shndërohet si instrument ligjor i pafuqishëm për mbrojtje nga majorizimi. Një shembull të tillë kemi patur në kuvendin e Maqedonisë në vitin 2007 ku brenda natës deputetja maqedonase u shndërua në vllehe, sa për të zhvlerësuar kontrollin e badenterit. Ky ndryshim i përkatësisë etnike të deputevë në kuvend me rënimin e balanserit tash më mer formë ligjore.
Shqetësimi i balanserit nesër mund të bëhet edhe shqetësim për badenterin, duke e rënuar përfundimisht atë, me orientim të shigjetave për rrënim afatgjatë të ligjit që definon përdorimin e gjuhës shqipe.
Këmbanat bijnë për establishmentin politik shqiptar në Maqedoni të Veriut, veçanërisht për atë që është në detyrë ekzekutive.