Aubameyang për Chelsean: Ishte një rrëmujë e madhe, dukej më shumë si ekip ragbie

Ish-sulmuesi i Chelseat, Pierre-Emerick Aubameyang, ka folur për eksperiencën e tij si pjesë e skuadrës gjatë sezonit të tyre zhgënjyes 2022-2023.

Blutë kishin një skuadër historikisht të madhe gjatë atij sezoni, me raporte që u shfaqën se lojtarët duhej të ndërroheshin jashtë dhomës së zhveshjes për shkak të numrit të madh të lojtarëve.

LEXO EDHE:
Vdiq në moshën 85-vjeçare, Manchester United nderon recepsionisten që punoi 55 vite në klub
Todd Boehly dhe Clearlake Group morën drejtimin e Chelseat në vitin 2022 dhe blen disa emra të njohur gjatë verës.

Lojtarë si Raheem Sterling, Kalidou Koulibaly dhe Aubameyang u nënshkruan me Thomas Tuchel, i cili kishte fituar Kupën e Botës për Klube në sezonin e kaluar.

Nga treshja, vetëm Sterling zgjati më shumë se një sezon dhe Aubameyang ka folur për The Athletic se si skuadra ishte një ‘rrëmujë’.

“Ata ishin një rrëmujë. As që dukej si një dhomë zhveshjeje e një ekipi futbolli, ishte më shumë si ekip ragbie. Hakim Ziyech, Denis Zakaria, Kalidou Koulibaly, Romelu Lukaku… Ishte mirë që nuk isha vetëm. Ne qeshnim çdo ditë , kështu që ishte në rregull”.

Chelsea investoi shumë atë verë, duke nënshkruar me një numër talentesh të rinj si Cesare Casadei, Gabriel Slonina dhe Carney Chukwuemeka. Ata shpenzuan më shumë para në janar për lojtarë si Joao Felix, Enzo Fernandez, Mykhailo Mudryk dhe Noni Madueke.

Aubameyang arriti të shënonte vetëm tre gola në 21 paraqitje për blutë përpara se të largohej te Marseille me kosto zero në fund të sezonit.

Sulmuesi 35-vjeçar gabonez tani është me Al-Qadsiah në Saudite Pro League, ku ka shënuar shtatë gola këtë sezon.