Aleanca për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës ka reaguar ndaj vendimit të presidentes së vendit, Gordana Siljanovska Davkova për bllokimin e licencave dygjuhësore për çerdhet.
Nga ASH thonë se ky veprim i presidentes është koordinuar me qeverinë monoetnike, që siç thonë ata, VLEN po tregon hipokrizi, pasi në zgjedhjet e fundit presidenciale e përkrahën Siljanovskën për presidente.
Reagimi i plotë:
Liçencat në gjuhën shqipe i bllokon Siljanovska e Vlenit, me porosi të Qeverisë
Pushteti Vlen-DPMNE vazhdon të luftojë gjuhën shqipe dhe të drejtat kolektive të shqiptarëve përmes instrumenteve alternative, kësaj radhe përmes presidentes Siljanovska-Davkova e cila ka refuzuar të dekretojë Propozim-ligjin
për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje të fëmijëve, në të cilin parashihet dhënia e liçencave edhe në gjuhën shqipe. Ky veprim është kryekëput i Qeverisë, por vetëm se realizohet përmes presidentes, ashtu si edhe vendime të tjera që janë realizuar herë përmes Gjykatës Kushtetuese e herë përmes institucioneve të tjera.
Ky rast nxori në pah jo vetëm paaftësinë, por edhe hipokrizinë e Vlenit, të cilët në zgjedhjet e fundit presidenciale u mobilizuan që t’i sigurojnë cenzusin presidentes, duke e arsyetuar me marrëveshjen për qeverisjen jolegjitime që kishin arritur me mandatarin Hristijan Mickoski. Sot zyrtarë të këtij koalicioni jolegjitim derdhin lotë krokodili dhe shtiren sikur presidentja të jetë e ardhur nga ndonjë planet tjetër.
Vasalitetin e Vlenit po e paguajnë shtrenjtë shqiptarët, ndërsa hipokrizia e tyre është vetëm një tentim për t’ua nënçmuar edhe intelegjencën.
Davkovën e sollët ju! Ligjin e bllokoi pushteti juaj jolegjitim dhe monoetnik.
– Aleanca për Shqiptarët –
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Promovohet departamenti Territorial i Zjarrfikësve në Tearcë, Kasami: Premtim i përmbushur për sigurinë e qytetarëve
- Rama: Rritja e ekonomisë, mundëson rritjen e pensioneve
- Kallëzim penal ndaj shoferit të autobusit, xhiroi ambientet brenda kazermës së Tetovës
- Haradinaj për Engel: Ikonë e miqësisë me SHBA, kontributi i tij është historik dhe i pazëvendësueshëm
- Mbi 16 mijë qytetarë kaluan kufirin në “Bogorodicë” dhe “Tabanoc” brenda 24 orëve
- Rikthehen zjarret në deponinë e Haraçinës, tymi dhe era e keqe “ngulfatin” banorët
- Ambasada e Kosovës në SHBA për vdekjen e Eliot Engel: Trashëgimia e tij do kujtohet me mirënjohje të përhershme
- Nga muaji Maj mbi 300 ilaçe do të jenë më lirë
- Vdes miku i shqiptarëve, kongresisti Eliot Engel
- Sulejmani: Në Zhelinë po nisim një fazë të re të konsolidimit dhe fuqizimit të Degës së BDI-së