Arrestohet presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, është arrestuar nga Agjencia e Antikorrupsionit (CIO) në Seul me akuzën e tradhtisë, pas përpjekjes së tij për të shpallur gjendjen ushtarake më 3 dhjetor të vitit të kaluar. 

Ky është rasti i parë në historinë e vendit që një president në detyrë, edhe pse i pezulluar nga detyrat presidenciale pas shkarkimit nga Parlamenti, përfundon në pranga. 

Gjatë marrjes në pyetje, Yoon ka refuzuar të dëshmojë. Në një video të publikuar pas arrestimit, ai deklaroi: “Shteti i së drejtës në Korenë e Jugut ka rënë plotësisht. Kam vendosur të respektoj procedurat e paligjshme vetëm për të shmangur incidente të pakëndshme dhe gjakderdhje, por nuk e njoh hetimin aktual.” 

Arrestimi i tij ndodhi pas një ndërhyrjeje masive të forcave të sigurisë, ku rreth 3,000 policë çanë barrikadat dhe telat me gjemba për të hyrë në rezidencën presidenciale. 

Yoon, 64 vjeç, i cili më parë ka shërbyer si Prokuror i Përgjithshëm, është presidenti i parë në detyrë në historinë e Koresë së Jugut që përfundon në pranga. 

Ai u pezullua nga detyra më 14 dhjetor për shpalljen e gjendjes ushtarake, një masë që zgjati vetëm gjashtë orë, por futi Korenë e Jugut në kaos dhe më vonë u revokua nga parlamenti. 

Arrestimi i tij ndodhi pas një ndërhyrjeje masive të forcave të sigurisë, ku rreth 3,000 policë çanë barrikadat dhe telat me gjemba për të hyrë në rezidencën presidenciale