Një burrë është arrestuar në Prishtinë, pasi që pas një mosmarrëveshjeje kishte rrahur gruaj e tij, prindërit e saj dhe tezen. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor. Ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 23.01.2025 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari për shkak se pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht gruan e tij, prindërit dhe tezen e gruas. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline