Një person ka raportuar në polici të mërkurën se në lokalin e tij në Fushë Kosovë, tre arkatarë kanë shitur produkte me çmim tjetër.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se ata i shiten produktet me çmimet që nuk ishin reale.
Të dyshuarit janë arrestuar.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.