Armëpushimi Izrael-Hamas! Pas 477 ditëve, lirohet izraelitja me origjinë maqedonase!

20-vjeçarja nga Izraeli, Naama Levi, për të cilën thuhet se ka origjinë të largët maqedonase, dje ishte liruar nga Hamasi. Ajo ishte një ndër katër pengjet, pjesëtare të armatës izraelite, që u liruan në bazë të procesit paqësor për këmbimin e të burgosurve midis Izraelit dhe Hamasit.

Ata ishin rrëmbyer gjatë sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor 2023.

Naama Levi si dhe pengjet tjera ishin transferuar me helikopter të armatës izraelite, e cila publikoi pamje të takimit të saj me familjarët.

Levi ka origjinë të largët maqedonase, për shkak se stërgjyshja e saj Grasia Bivas ka lindur në Maqedoni në vitin 1893 në familjen e Haim dhe Sara Bivas, kurse rreth viteve 1900 është larhuar për në Izrael ku edhe ka krijuar familje. Naama Levi është njëra nga pasardhëset e saj.

Përfaqësuesit e komunitetit hebraik të RMV-së, si dhe përfaqësues të familjarëve të Levit, kishin kërkuar ndihmë edhe nga autoritetet e RMV-së për lirimin e saj, bazuar në origjinën maqedonase.