Aplikoi për konvertim të patentë shoferit serb, policia inicion rast pasi dokumenti nuk ishte i regjistruar

Një person më 7 gusht kishte bërë kërkesës për konvertimin e patentë shoferit të lëshuar nga Ministria serbe e Punëve të Brendshme.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet së në Mitrovicën e Veriut të martën pra më 1 janar është iniciuar rast ndaj të dyshuarit në fjalë, kjo pasi dokumenti nuk ka qenë i regjistruar fare.

“Pas verifikimit nga organet kompetente, ka rezultuar se dokumenti i paraqitur për konvertim nga i dyshuari nuk ka qenë i regjistruar fare. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.