Apasievi i “Levicës”: A e dëgjoi Presidentja apelin e “Levicës” dhe vendosi veto për licensat dygjuhësore?
Pasi Presidentja Siljanovska vendosi veton dhe nuk e dekretoi Ligjin për licensa dygjuhësore nëpër çerdhet e fëmijëve, përmes Facebookut është prononcuar, lideri i “Levicës”, Dimitar Apasiev.
“A e dëgjoi më në fund Presidentja e Republikës apelin e deputetëve të “Levicës” dhe vendosi VETO për licensat antikushtetuese dygjuhësore, që vmroistët i kontrabanduan në Kuvend, për t`ua bërë qejfin neobalistëve të VLEN-it?
Nëse është ashtu, “aferim dhe ashkollsun” – ka shkruar me dozë ironie Apasievi.
Sic thonë nga “Levica” vendimit të këtillë të Presidentes Siljanovski i paraprinë një numër I madh I komunikatave të kësaj partie, sic thonë, për të riaktualizuar këtë veprim të shumicës në Kuvend, në kundërshtim me Rregulloren dhe Kushtetutën.
Pas votimit të Ligjit për mbrojtje të fëmijëve, ku ishin vendosur licensat dygjuhësore, nga “Levica” që në dhjetor u dërguan thirrje për Presidenten, që ta shfrytëzojë të drejtën e vetos