Anita flet për humbjen e nënës “Kur vdiq ajo mbeta vetëm”

Moderatorja dhe ish-opinionistja Anita Haradinaj në një intervistë për ‘SOL’ në Klan Kosova ka folur gjerë e gjatë për vështirësitë në jetën e saj.

Mes shumë momenteve të rënda Anita tregoi edhe për humbjen e nënës, e cila e përjetoj rëndë.

“Unë kam pasur lidhje shumë të ngushtë me mamin, dhe më vjen keq babi, se babin përveç që e kam baba, e kam edhe koleg. Mami më ka ndërruar jetë në vitin 2013. Kam qenë fëmijë i rritur mirë, por tronditja ime ishte kur Ramushi shkoi në Hagë. Ishte tronditje, por e dija që Ramushi ishte gjallë, dhe një ditë do të kthehej. Kurse kur ka ndërruar mami jetë, më ka lënë shumë vet. Vet. Dhe cilido prind që ndërron jetë, qoftë babi, qoftë mami, dhimbja është e njëjtë, megjithëse mendoj që pa nënë mbetesh jetim. Aty ngela vet” ishte fjalët e saj.