Akuzohet për sulme dhe ngacmime seksuale, jep dorëheqjen peshkopi i Liverpoolit

Një peshkop i lartë i Liverpulit, ka dhënë dorëheqjen mes akuzave për sjellje të pahijshme seksuale, duke e zhytur Kishën e Anglisë në krizë të re.

John Perumbalath, peshkopi i Liverpool-it, iu nënshtrua presionit pasi ekipi i tij i lartë drejtues i bëri thirrje që të largohej pasi u shfaqën akuzat për sulme seksuale dhe ngacmime.

Kryepeshkopi Joanne Grenfell, kishte bërë gjithashtu thirrje që Perumbalath të tërhiqej nga shërbimi për të lejuar hetimin e ngjarjes, shkruan “The Guardian”.

Nga ana tjetër, Perumbalath i ka mohuar akuzat. Kisha ka qenë në trazira që kur Justin Welby, kryepeshkopi i Canterbury-t, u detyrua të jepte dorëheqjen më pak se tre muaj më parë për shkak të akuzave ndaj tij për një skandali abuzimi.

Stephen Cottrell, kryepeshkopi i Jorkut dhe udhëheqësi aktual de fakto i kishës, është përballur gjithashtu me thirrje për të dhënë dorëheqjen për trajtimin qëndrimin e tij ndaj një prifti në qendër të një rasti të abuzimit seksual.