Aksion i policisë ne Tetovë në dyqanet për shitjen e rrobave, kapen veshje dhe çanta të falsifikuara
MPB njofton se me datë 30.01.2025 në periudhën nga ora 14:00 deri në ora 16:30, zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë kanë kryer aksion kontrollues në gjashtë objekte shitëse në rrugët ,,Boris Kidriq”, ,,Jane Sandanski”, ,,133” dhe ,,Ilindenit” për shkak të dyshimit për vepër penale ,,shkelje e të drejtave të pronësisë industriale dhe shfrytëzim i paautorizuar i një brendi tjetër” e dënueshme nga neni 285 i KoditPenal. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar veshje dhe çanta të markave të njohura dhe të mbrojtura tregtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohen parashtresat përkatëse.