“Fëmija është në gjendje stabile, nuk është në rrezik për jetë. Prej sot ndodhet në repart, nuk është më në terapi intensive. Pres që së shpejti të lirohet për mjekim në shtëpi”. Informacionin për fëmiun, i cili dje i shpëtoi një aksidenti fatal, e ka bërë të ditur drejtori i Kirurgjisë te fëmijët, Llazo Jovçevski, transmeton Portalb.mk.
“Dje ka pasur monitorim intensiv, sot kontroll sipas protokollit, parametrat biokimikë për krahasim janë stabile, mendoj se gjithçka do të zgjidhet në favor të fëmijës që është pesë vjeç”, tha për MIA Jovçevski.
Sot me kumtesë doli edhe Prokuroria Themelore e Shkupit. Mbrëmë në rrugën Rashçe- Saraj, pas një aksidenti fatal, një veturë me pesë persona ka rënë në lumin Vardar. Aksidentit i ka shpëtuar fëmiu 5 vjeçar. Autoritetet kanë arritur të gjejnë tre trupa të pajetë, ndërkaq hetimet po vazhdojnë për personin e 4.