Aksident i rëndë në rrugën Rashçe – Saraj/ Makina bie në lumin Vardar – vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit për 4 persona
Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që lidh fshatin Rashçe me Sarajin, ku sipas informacioneve té para, thuhet se një veturë ka rënë në lumin Vardar.
Jozyrtarisht merret vesh se bëhet fjalë për një familje pesë anëtarëshe që janë gjetur në makinën e aksidentuar dhe sic njofton ekipi I Klan Maqedoni nga vendngjarja ekipet e kërkim shpëtimit deri tani kanë arritur të nxjerrin vetëm njërin nga të aksidentuarit, I cili me urgjencë është dërguar në spital, teksa vijojnë operacionet edhe për shpëtimin e të tjerëve.
Në vendngjarje janë policia dhe zjarrëfikësit.