Ademi: Ata që e shkarkuan Iliren do të bëjnë çmos mos të shkarkohen funksionarët e VLEN

Me 61 vota PËR, deputetja e Frontit Europian Ilire Dauti është shkarkuar nga komisioni Kuvendor për Politië Sociale.

Për këtë ka reaguar Arbër Ademi nga BDI.

Ai ka kritikuar edhe VLEN-in që nuk reaguan aspak ndaj kësaj interpelance, duke i quajtur kukulla të padronëve që i udhëheqin.

Reagimi i plotë:

Për shkarkimin e Ilires bëhen bashkë të gjithë. A guxojnë ta shkarkojnë Stoillkoviçin se?! As në ëndërr nuk guxojnë me bë këtë. Do t’i mbajnë këta shqiptarë sa të munden, sepse nuk nxjerrin zë. Janë të “ndershëm”, “konstruktiv”, “kooperativ” edhe kur shqiptarët degradohen. Madje, janë flamurtar të këtyre degradimeve, për t’ju hyrë në qejf padronëve e për ta ruajtur me çdo çmim kolltukun.

Ata të cilët e shkarkuan Iliren do të bëjnë çmos mos të shkarkohen funksionarët e ВРЕДИ-t. Kanë nevojë për kukulla.

Turp!