Skënder MULLIQI
Në zgjedhjet nacionale rolin më të madh e ka kandidati.Partitë politike pas vdekjës të Rugovës si lider i pa kontestueshem , nuk arritën të nxjerrin një lider që mund të zëvëndëson atë.Konkurrenca jo parimore mbyti konkurrëncën parimore mbrenda partive politike.Elitat
që sunduan për shumë vite mendonin se do të sundonin përgjithëmonë , gjë që është e mundur nga aspekti partiak, por jo edhe nga ai biologjik.Karizëm politik në kohë të fundit ka krijuar Albin Kurti i LVV, mos të pyesim se si dhe qysh erdh deri këtu.Ai u
ngrit në politikë përmës kauzave të tija, të mira apo të keqija siq do të thoshte dikush, por që i funksionuan për të marrë pushetin para katër vitësh në mënyrë plebishitare.Këtë më parë edhe më më shumë vota e kishte arritur lideri I LDK-se, Ibrahim Rugova.Pse
u mundova pak të shpjegoj këtë qasje politike?Sepse populli ynë i adhuron liderët karizmatikë, që mund të mbledhin masa të gjera si po e bën Albin Kurti në fushatë.Nuk dua dhe as që pretendojë të favorizoj kënd , por puna qëndron kështu në skenën tonë aktuale
politike.Nuk ka lidër të përkryer , por dikush arrinë megjithate ti krijonë favore veti në politikë, duke e ngritur karizmën e tij, e cila po preferohet të ne, por edhe në shumë vende te botës demokratike.Nese luhet loja e mirë politike , ajo do të funksionon.Kjo
është e rëndësishme për fitorën , është një fushatë e mirë.Nuk do të humbas fjalë për rëndësinë e pamjeve të mira, origjinalitetit , kreativitetit dhe të tjera më të vogla.Ka njerëz për të cilët është një punë, ndaj duhet të gjejmë produktin më të mirë të
mundshem.Do të theksojë një gjë tjetër-punën në terren.Është punuar shumë pak në proceset e mëparshme zgjedhore .Një korrigjim I nevojshem me duket së nuk është kryer edhe në këto zgjedhje të 9 shkurtit.Për ti fituar zgjedhjet duhet përgatitje , duke frekuentuar njerëzit
e politikës derë më derë çdo familje, duke marrë vesh së ku kan qenë gabimet e më parshme, duke marrë në konsederatë pastaj disa opsione të mira, veqmas ato të natyrës ekonomike, që pak po përmenden gjatë fushatës e cila po zhvillohet.Gadi harrova të përmend
një fakt shumë të rëndësishem, siq është zbritja e lidërve partiak në popull, jo vetëm në kohë zgjedhjesh ,për ti qa hallet dhe problemet e tyre.Për të pa gjendjën më afër dhe për të qenë shumë më afër tyre gjatë proceseve.Kjo do të kishte ngallë elektoratin
mendoj unë, edhe ata që deri më tashë nuk kanë dalë në votime.Askush nuk dha ndonjë ide apo preferencë se si të ngjallen apstenuesit,kur dihet se po kemi dalje të ulët në secilën palë të zgjedhjeve nacionale dhe lokale.Ata që kujdesën për realizimin e kauzës
së përbashkët , kan gjasa edhe për të fituar.Koha e monopolit mbi pushtetin ka mbaruar.Proceset zgjedhore janë kthyer në maratonë të merzitshme për votuesit, së po kemi shumë zgjedhje të para kohshme. Këtë duhet ta kuptojnë drejtuesit e partive, të cilët
deri vonë kanë shijuar rehat karriget e tyre.Nuk kan mbetur shumë votues tradicionalë, ndaj të gjithëve duhet t’u afrohet dhe t’u kushtohet vëmendje. Sigurishë nese qëllimi është të fitohen zgjedhjet.Elita aktuale politike në Kosovë në tërsi duhet të kenë
dëshirë dhe vullnet politik për të luftuar, për një Kosovë më ndryshe, më të përparuar në të gjitha drejtimet e saj…