300 banesa të përmbytura në Durrës, Sukthi e Shkozeti zonat më problematike

Reshjet e shiut kanë pushuar, por shumë banesa dhe objekte në qytetin e Durrësit kanë prani të lartë uji.

Situata paraqitet e rënduar në zonën e ish-Kënetës, ku rrugët dytësore vazhdojnë të jenë të pakalueshme, pasi niveli i ujit nuk ka rënë.

Situatë problematike mbetet në Shkozet, Sukth, Katundi i Ri.

Uji ka hyrë në rreth 300 banesa në total, nga të cilat 200 shtëpi janë në zonën e Durrësit të Ri, 60 në zonën e Shkozetit dhe Plazhit, 4 banesa në njësinë administrative 4, 1 shtëpi në njësinë 1, 20 banesa në Sukth, 10 në Katund të Ri dhe 5 shtëpi në Rrashbull.

Edhe IEVP Durrës ndodhet nën pushtetin e ujit. Pompa që është vënë në dispozicion për të tërhequr ujin dhe derdhur në pusetë, nuk po funksionon.