Мickoski: Bujqit janë prioriteti ynë, këtë vit do të marrin 120 milionë euro për pagesa të drejtpërdrejta
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur sot një pyetjeje gazetareske nëse këtë vit planifikohen pagesa të drejtpërdrejta për bujqit dhe sa do të jetë mbështetja e Qeverisë ndaj tyre, deklaroi:
“Po, absolutisht, dua të rikujtoj se që kur jemi në Qeveri, vetëm gjatë vitit të kaluar kur u zgjodhëm si Qeveri më 24 qershor e deri në fund të vitit 2024, janë transferuar më shumë se 70 milionë euro për bujqit. Me këtë janë shlyer borxhet nga e kaluara dhe tani kemi pagesa aktuale, gjë që është e mirë. Ndërsa për vitin e ardhshëm janë parashikuar më shumë se 7.2 miliardë denarë, diçka mbi 120 milionë euro, për pagesa të drejtpërdrejta për bujqit, nga Buxheti qendror. Bujqit janë prioriteti ynë. E dini që vitin e kaluar kemi pasur rezultate të mira si me kultivuesit e rrushit ashtu edhe atyre të mollëve.
Ju kujtohet se në fund të vitit, me atë çmim të lartë rekord tek kultivuesit e duhanit, mbështetje morën edhe ata që prodhojnë perime të hershme dhe atyre të kumbullave. Më pas u sigurua treg edhe për prodhuesit e orizit, grurin, elbin, etj. Bujqit ndihmohen në mënyrë të vazhdueshme, dhe kështu do të vazhdojmë edhe këtë vit,” informoi Kryeministri Mickoski.