Zv.ministrja e Mbrojtjes Elfete Ismaili merr pjesë në konferencën për “Sfidat bashkëkohore të sistemit të mbrojtjes dhe shpëtimit”

Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Elfete Ismaili, mori pjesë në konferencën dyditore me temën “Sfidat Bashkëkohore të Sistemit për Mbrojtje dhe Shpëtim”, një ngjarje e cila ka bashkuar ekspertë dhe liderë të njohur nga fushat e sigurisë dhe menaxhimit të krizave.
Konferenca ofroi një platformë për shkëmbimin e njohurive dhe përvojave mbi sfidat dhe zhvillimet më të fundit në këto fusha, duke përfshirë përdorimin e teknologjisë moderne dhe strategjitë për forcimin e menaxhimit të krizave.
Në fjalimin e saj, zëvendësministrja e Mbrojtjes Ismaili theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe koordinimit midis institucioneve për menaxhimin efektiv të krizave. Ajo u ndal gjithashtu në nevojën për trajnim të vazhdueshëm të profesionistëve dhe përmirësimin e kapaciteteve për mbrojtjen dhe shpëtimin e qytetarëve, duke u fokusuar në bashkëpunimin ndërinstitucional si element kyç në përgatitjen për sfidat e ardhshme.
Kjo konferencë ofroi mundësi për identifikimin e risive dhe strategjive që do të kontribuojnë në forcimin e sistemit të mbrojtjes dhe shpëtimit, duke siguruar një përgjigje më të shpejtë dhe më të efektshme ndaj krizave që mund të lindin në të ardhmen.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo