Zhvillimet në Ukrainë, Rusia arreston persona për komplote

Autoritetet ruse kane njoftuar per disa persona te arrestuar pasi dyshohet se do te kryenin atentate me bombe ndaj zyrtareve te larte rus. Sipas Rusise ata ishin rekrutuar nga sherbimet e inteligjences ukrainase.

Shërbimi Federal i Sigurisë ruse ka bërë të ditur se ka penguar disa komplote nga shërbimet e inteligjencës ukrainase për të vrarë oficerë të lartë rusë dhe familjet e tyre në Moskë duke përdorur bomba të fshehura.

Më 17 dhjetor, u vra gjeneral Kirillov, shefi i forcave të Mbrojtjes Bërthamore, Biologjike dhe Kimike të Rusisë, teksa po dilte nga banesa e tij.

Rusia deklaroi se ky krim ishte një sulm terrorist nga Ukraina, me të cilën ka qenë në luftë që nga shkurti i vitit 2022, dhe u zotua për hakmarrje. “Shërbimi Federal i Sigurisë i Federatës Ruse ka parandaluar një seri atentatesh ndaj personelit të lartë ushtarak të Ministrisë së Mbrojtjes”, thane autoritetet ruse.

Katër shtetas rusë të përfshirë në përgatitjen e këtyre sulmeve janë arrestuar, thuhet në një deklaratë. Shërbimi Federal i Sigurisë i Federatës Ruse tha se shtetas rusë ishin rekrutuar nga shërbimet e inteligjencës ukrainase.

Një nga të arrestuarit mori një bombë të fshehur e cila do të lidhej me magnet në makinën e një prej zyrtarëve të lartë të ministrisë së mbrojtjes. Një tjetër rus do të kryente një komplot ndaj zyrtarëve të lartë të mbrojtjes ruse që përfshinte vendosjen e një bombe në një dosje dokumentesh. Televizioni shtetëror rus tregoi pamjet e disa prej të dyshuarve që pranuan se ishin rekrutuar nga inteligjenca ukrainase për vrasjen e zyrtarëve ruse të mbrojtjes.

EFEKT…

Data e saktë e sulmeve të planifikuara ishte e paqartë edhe pse një nga të dyshuarit tha se kishte marrë një bombë më 23 dhjetor, sipas Shërbimit Federal të Sigurisë të Federatës Ruse. Moska e konsideron Ukrainën përgjegjëse për disa vrasje gjatë viteve të fundit.

Ndërkaq Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka cilësuar të tmerrshëm sulmin rus në ditën e Krishtlindjeve në rrjetin elektrik të Ukrainës, duke premtuar një rritje të dërgesave të armëve në Ukrainë.