Dy persona janë raportuar të zhdukur brenda ditës së djeshme.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se një vajzë është larguar nga shtëpia e saj në Klinafc të Klinës, dhe se nëna e saj e raportoi rastin duke thënë se nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime.
Ndërsa, personi i dytë i zhdukur u raportua në fshatin Jeshkovë në Prizren, në polici një burrë kishte thënë se vajza e tij u largua nga shtëpia. /Klankosova.tv