Yerlikaya priti në takim homologun nga Maqedonia e Veriut, Toshkovski

Ministri i Punëve të Brendshme i Türkiyes, Ali Yerlikaya, u takua me ministrin e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski, transmeton Anadolu.

“Mirëpritëm në Ministrinë tonë ministrin e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, z. Pançe Toshkovski, dhe delegacionin e tij. Diskutuam aktivitetet e bashkëpunimit ndërmjet ministrive tona, veçanërisht në fushën e sigurisë, trajnimit në zbatimin e ligjit, kontrabandën e emigrantëve dhe luftën kundër FETO-s. Falënderoj ministrin e nderuar dhe delegacionin për vizitën”, shkroi Yerlikaya në median sociale.