Xheneta Fetahu kërkoi të largohej nga Big Brother VIP Kosova 3 në spektaklin e së hënës.
Kjo për shkak të ngarkesës që ka këtë kohë dhe për ngjarjet e fundit që ndodhën në shtëpi.
Derisa shkoi në dhomë të rrëfimit për nominime, ajo u shpreh se dëshiron ta lë shtëpinë.
“Unë kërkoj me e ndalu rrugëtimin tim, ka dy ditë që kam kërkuar në dhomë të rrëfimit. Janë disa situata që nuk më kanë pëlqyer aspak këto ditët e fundit, jam shumë e ngarkuar. Mendoj që zgjidhja më e mirë është me e ndal lojën në këto momente”, u shpreh banorja.
Konkurrentja më pas u pendua dhe tha se do ta mendojë këtë gjë deri nesër, e më pas do të vendosë
“Kam me mendu deri nesër edhe flasim me Vëllanë e Madh nesër”, theksoi ndër të tjerash.
Tashmë janë bërë më shumë se dy muaj që nga nisja e Big Brother dhe ka mbetur pak kohë deri në përfundim.