West Ham ka zhvilluar bisedime me Max Allegri-n për të zëvendësuar përfundimisht Julen Lopeteguin, shkruan talkSPORT.
Trajneri i gjashtëfishtë kampion i Serie A do ta merrte në konsideratë mundësinë për të marrë këtë punë në fund të sezonit.
Kjo do të thotë se hierarkia e “Hammers” është e gatshme të angazhojë një trajner përkohësisht për të udhëhequr skuadrën deri në fund të kampionatit, në rast se Lopetegui do të shkarkohet.
Gjithashtu, edhe Graham Potter është lidhur me mundësinë për të zëvendësuar ish-trajnerin e Wolves, pasi ai është kontaktuar edhe nga klubi i vjetër i Lopeteguit.
Spanjolli u emërua vetëm në verë, duke zëvendësuar David Moyes në pankinë.
Megjithatë, ai ka fituar vetëm katër nga 14 ndeshjet e tij në Premier League që ka drejtuar.
Pas humbjes ndaj Leicesterit në mesjavë, “Hammers” janë në vendin e 14-të në tabelë, pas një fitoreje në pesë ndeshjet e fundit.
Skuadra e Lopetegui mund të ndodhet gjithashtu vetëm tre pikë mbi zonën e rënies në vizitën e Wolves të hënën, nëse mposhtet.
Trajneri 58-vjeçar u pyet për sigurinë e punës së tij gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes të premten.
Ai i tha gazetarëve: “E kuptoj gjithçka që rrethon futbollin dhe e kuptoj që përgjegjësia ime kryesore është të jem i gatshëm për të përballuar një ndeshje të vështirë”.