Goditjen e radhës, Qeveria monoetnike e VMRO-së dhe vasalëve të tyre e bëri ndaj arsimit në gjuhën shqipe. Pasi nuk arritën të imponojnë himnin maqedonas për nxënësit shqiptar, dje me votat edhe të vasalëve nga Vlen, u imponua provimi i gjuhës maqedonase për drejtorët e shkollave fillore. Ky kusht do të vlejë edhe për drejtorët shqiptarë që do të drejtojnë shkolla me 100% nxënës dhe mësimdhënës shqiptarë. Por, një kusht i ngjashëm për të njohur gjuhën shqipe nuk do të vlejë për drejtorët maqedonas, as në komunat me shumicë shqiptare, ku edhe nxënësit shqiptarë janë poashtu shumicë.
Me ndryshimet e Ligjit për tekstet shkollore u ndalua përfundimisht përdorimi i Abetares së unifikuar të gjuhës shqipe. Bashkë me të u ndaluan edhe të gjitha tekstet e tjera të autorëve shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova. Kjo u bë falë ndryshimit me të cilin parashihet që autorët të jenë vetëm shtetas të Maqedonisë së Veriut.
Gjatë ndryshimeve të dy ligjeve deputetët e Aleancës për Shqiptarët dhe Frontit Europian votuan KUNDËR, ndërsa ata të Vlen votuan PËR, duke siguruar edhe shumicën e thjeshtë edhe atë të Badenterit.
Fatkeqësia është edhe më e madhe në këtë rast sepse deputetët e Vlenit, jo vetëm që lejuan, por edhe mbrojtën këtë diskriminim me fjalimet e tyre dhe me votën e tyre në Kuvend.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Izet Mexhiti në lagjen Teneqe Mahallë: Politika e vërtetë bëhet në terren, me njerëzit
- Adnan Azizi e pranon: I kërkova falje Mickovskit (VIDEO)
- “Adnan Azizi nga frika prej Mickovskit, SHQIPNONJËN e bën si SORË (VIDEO)”
- Arkitekti Michel Rojkind dhe Bujar Osmani e prezantuan “Vizionin Çair 2040”, zgjidhje për kaosin urbanistik
- Reagim i BDI-së ndaj shpifjeve dhe akuzave të Izet Mexhitit
- Shqipëria do të hapë edhe katër kapituj të rinj në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian
- Valbon Limani: Do të punoj për transforminin e Gostivarit
- Filipçe: Pas zjarrit në depon e mbetjeve elektronike në Trubarevë situata po del jashtë kontrollit
- Temë edhe siguria, KFOR-i deklarohet për takimin Barduani-Osmani
- Aleanca Kombëtare për Integrim dorëzoi kandidaturat në Gostivar: Bashkim për fitore më 19 tetor