Vedat Muriqi mund të rikthehet në Turqi tek ish-klubi i tij

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, mund të kthehet te skuadra e Fenerbahçes, shkruan mediumi turk “aspor”.

Muriqi 30-vjeçar, i cili ka kontratë me klubin e Mallorcas deri në vitin 2027, mund ta zëvendësojë sulmuesin Youssef En-Nesyri, i cili pritet të largohet gjatë janarit, pasi ka pranuar ofertë nga Arabia Saudite.

LEXO EDHE:
Interi ruan hapin e Atalantës dhe Napolit, Asllani ‘shijon’ fitoren nga stoli
Fenerbahçe pritet të fitojë 30 deri 35 milionë euro nga shitja e En-Nesyrit dhe pritet të shpenzojë 10 milionë euro për transferimin e Vedat Muriqit”, shkruan mediumi turk.

Muriqi luajti për Fenerbahçen nga viti 2019 deri në vitin 2020.

Ai shkëlqeu në Turqi, ndërsa në edicionin aktual me fanellën e Mallorcës ka shënuar tre gola dhe ka kontribuar me dy asistime në 14 paraqitje në La Liga.