Ushtria koreano-jugore nuk i bindet parlamentit: Gjendja e jashtëzakonshme do të mbetet deri sa ta shfuqizojë presidenti

Ministria e Mbrojtjes të Koresë së Jugut ka njoftuar se do ta zbatojnë vendimin e gjendjes së jashtëzakonshme deri sa të hiqet nga presidenti Yoon Suk Yeol, pavarësisht se parlamenti i vendit ka votuar për të bllokuar zbatimin e saj.

Kjo vjen pas përleshjeve mes protestuesve dhe forcave të sigurisë, të cilat tentuan të bllokojnë Asamblenë Kombëtare, shkruan skynews.

“Ne do të mbajmë urdhrin e gjendjes së jashtëzakonshme derisa presidenti ta heqë atë”, njoftoi ministria.

Kujtojmë se ligji i luftës ishte shpallur më herët nga presidenti, Yoon Suk Yeol në një njoftim të papritur gjatë natës.

Por, 190 nga 300 deputetë të Asamblesë Kombëtare votuan kundër kësaj mase, duke e shpallur të pavlefshëm.

Ndërkohë, kreu i opozitës, Lee Jae-myung pohoi se kushdo që vepron nën urdhrat e Yoon ose komandën e ligjit të luftës është “duke shkelur ligjin”.

Ndryshe, presidenti korean shpalli gjendjen e luftës me arsyetimin se kanë marrë kërcënime serioze nga fqinji, Koreja e Veriut.