U vra në Athinë, kush është mafiozi shqiptar Irakli Davella

Irakli Davella, 45 vjeç, viktima e sotëm e atentatit në Athinë konsiderohet një përsonazh i lidhur prej vitesh me botën e krimit në Greqi.

Ai rezulton të ketë qenë miku i 3 personazheve të tjerë të ekzekutuar në Greqi vitet e fundit, konkretisht mafiozëve grekë Manolis Karagiannis, Vasili Griva dhe Giorgo Litsa.

Tre të fundit bashkë me Davellën kishin krijuar vite më parë një grup kriminal që vepronte në Athinë.