Tusk: Bisedimet e paqes për Ukrainën mund të fillojnë këtë dimër

Bisedimet e paqes për Ukrainën mund të fillojnë këtë dimër, tha kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, vendi i të cilit mban presidencën e Bashkimit Evropian që nga 1 janari.

Tusk, një aleat i Ukrainës fqinje, njoftoi se do të fliste me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë ditës dhe do të mirëpriste presidentin francez Emmanuel Macron në Poloni të enjten.

“Presidenca jonë do të jetë përgjegjëse, ndër të tjera, për atë se si do të jetë peizazhi politik, si do të jetë situata gjatë negociatave (paqes), të cilat, megjithëse janë ende në pikëpyetje, mund të fillojnë këtë dimër”, tha Tusk.