Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se sapo të marrë detyrën, do të ndalojë atë që ai e quan “çmenduri transgjinore” dhe do të njohë zyrtarisht vetëm dy gjini, mashkull dhe femër.
“Me një firmë në ditën e parë të mandatit, do të ndaloj çmendurinë transgjinore,” tha Trump gjatë një fjalimi në eventin AmericaFest 2024 në Arizona.
Ai shtoi: “Do të firmos urdhra ekzekutivë për t’i dhënë fund gjymtimit seksual të fëmijëve, për të larguar transgjinorët nga ushtria, si dhe do ndaloj axhendat e tyre në shkollat fillore, 9-vjeçare dhe të mesme.”
Kjo deklaratë u prit me ovacione nga audienca.
“Gjatë administratës Trump, do të jetë politika zyrtare e qeverisë amerikane që ekzistojnë vetëm dy gjini, mashkull dhe femër,” vijoi ai, duke premtuar gjithashtu se do nuk do të lejojë “burrat” të bëhen pjesë e sporteve të grave. Nuk duket shumë e ndërlikuar, apo jo?” tha Trump, duke ironizuar mbështetësit e të drejtave të transgjinorëve.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Jo vetëm “Alfa Farm” është e përfshirë në trafikim të marijuanës, thotë ministri i MPB
- Siljanovska-Davkova: Investimi më i madh për sigurinë e Evropës është anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE
- Takimi midis Kryetarit Gashi dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s: Konfirmimi i aleancës së fortë
- Fatmir Limani VLEN-it dhe Bilall Kasamit: “Mos u shtini me Malin”
- Rutte në Shkup: NATO s’është e përfshirë në Iran, por do të mbrojë çdo anëtar
- Mustafa pas mbledhjes së GP të LDK-së: Zgjedhjet janë të panevojshme në këtë fazë
- Fakulteti i Shkencave të Zbatuara i Universitetit të Tetovës mori pjesë në Panairin për Arsim dhe Karrierë
- Prania e Mark Rutte në Shkup: NATO garanton mbrojtjen e të gjitha vendeve anëtare
- Dy raste dhune mes nxënësve në shkolla në Shkup
- Kurti nominon Konjufcën për president?!