Tërmet 7.3 ballë në Vanuatu, raportohet për një të vdekur

Të paktën një person ka humbur jetën si pasojë e tërmetit me magnitudë 7.3 ballë që ndodhi në shtetin ishull të Paqësorit, Vanuatu, transmeton Anadolu.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), epiqendra e tërmetit në Vanuatu ka qenë 30 kilometra në ujërat e kryeqytetit Port Villa.

Pas tërmetit me thellësi prej rreth 57 kilometrash, fillimisht është bërë paralajmërim për cunami por më pas është hequr.

Sipas mediave lokale, në tërmet ka humbur jetën një person.