Të paktën pesë të vdekur pas përmbysjes së anijes me migrantë në brigjet greke

Të paktën pesë persona u mbytën pasi varka e tyre prej druri u përmbys në ishullin jugor të Gavdos të Greqisë, ka njoftuar roja bregdetare.

Deri më tani 39 meshkuj – shumica nga Pakistani – janë shpëtuar dhe janë transferuar në ishullin e Kretës.

Ndërsa numri i të zhdukurve ende nuk është konfirmuar, shkruan the Guardian.

Bëhet e ditur se anijet e rojes bregdetare, anijet tregtare, një fregatë italiane dhe aeroplanë kanë kërkuar zonën që kur autoritetet greke u alarmuan për incidentin.

Ndryshe, Greqia ishte një portë e favorizuar për në BE për migrantët dhe refugjatët nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia në 2015-2016, kur afro 1 milion njerëz zbarkuan në ishujt e saj, kryesisht nëpërmjet gomoneve të fryra.

Incidentet me varkat dhe mbytjet e anijeve pranë Kretës dhe fqinjit të saj të vogël Gavdos, të cilat janë relativisht të izoluara në Mesdheun qendror, janë shtuar gjatë vitit të kaluar.

Në vitin 2023, qindra njerëz u mbytën kur një anije e mbipopulluar u përmbys në ujërat ndërkombëtare pranë qytetit bregdetar grek jugperëndimor të Pylos.

Ishte një nga fatkeqësitë më vdekjeprurëse të anijeve ndonjëherë në Detin Mesdhe.